Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kosideruar si një proces të rëndësishëm për ekonomin e vendit nënshkrimin e kontratës për rikthimin e zhvillimit të Brezovicës në një zonë atraktive turistike.
Thaci nëpërmjet statusit të tij në Facebbok, shprehet se "Sot përfunduam një proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, për të ardhmen e turizmit, por edhe të mbarë ekonomisë së vendit, i hapëm rrugë zhvillimit të Brezovicës dhe kthimit të saj në një qendër turistike botërore. Kontrata që nënshkruam, e cila do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, kur do të përmbyllet procesi dhe do të fillojë jetësimi i këtij projekti madhor, do të sjellë investime të mëdha, vende pune dhe të ardhura për tërë Kosovën".
"Njëherësh, ky projekt do të sigurojë që natyra e bukur që kemi të shfrytëzohet dhe mbrohet me urti ashtu që ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë. HTH (Foto: A. Ibrahimi)", shkruan Thaçi duke e ilustruar postimin e tij me një foto të Brezovicës. /atsh/