Thaci në mediat serbe,
refuzon të flas serbisht

Thaci në mediat serbe,<br />refuzon të flas serbisht
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci gjatë një interviste për mediat serbe u shpreh se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët në veri dhe se është gati të takohet e të bisedojë me ta.

“Angazhimi im është që të gjithë të gëzojnë të drejtat e barabarta. Theksoj se Kosova është një shtëpi e të gjithë atyre që duan të jetojnë në të, të gjithë shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të qytetarëve të tjerë”, tha Thaci.

Ai theksoi se “Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri”. Ndërkohë deklaroi se dëshiron ti ndihmojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.

"Unë do të jem pranë qytetarëve tonë në veri. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme t'i ndihmojë ata dhe të përballet me të gjitha problemet e tyre. Unë dua të takohem me ata dhe të flasim, për të rënë dakord dhe për të filluar zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve",-tha Thaçi.

I pyetur nga gazetari serbë nëse mund ti dërgoi një mesazh serbëve në serbishte Thaci u shpreh se: “Edhe pse unë nuk mund t'iu drejtohem në gjuhën serbe, unë po iu flas nga thellësia e zemrës dhe shpirtit tim, kur iu them që të ata të kthehen kah Prishtina, që të mos jetojnë në të kaluarën, që të punojmë së bashku dhe së bashku të ndërtojmë një shtëpi të përbashkët dhe ajo është Kosova sovrane”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital