Thaçi në Slloveni, në samitin e Ballkanit Perëndimo

/ATSH/.- Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut të tij slloven, do të marrë pjesë sot në samitin e Bërdos në Slloveni, ku do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.
"Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin e sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor. Në samitin njëditor të Bërdos në Slloveni do të jetë edhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE-së, Johannes Hahn", thuhet në njoftim. /Kosovapress/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale