PRISHTINË- Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, tha pas takimit me kryesinë e kësaj partie se "biseduam rreth gjetjes së një mundësie për krijimin e institucioneve të Kosovës".
Sipas KosovaPress, Thaçi e ka quajtur jo të ligjshme, jozyrtare dhe antiligjore, takimin e sotëm të bllokut në hapësirat e Kuvendit.
"Blloku keqpërdori hapësirat e Kuvendit duke vepruar përtej autorizimeve të tyre si deputetë", u shpreh Thaçi.
Ai bëri thirrje sërish që të ulen të gjithë liderët dhe të bëjnë një marrëveshje për formimin e institucioneve të Kosovës në bazë të Kushtetutës, Ligjeve dhe respektimit të rezultatit të 8 qershorit./ATSH/
/Shqiptarja.com