Në deklaratën për mediat kryeministri i republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka dënuar aktin vandal të përdhosjes së varrezave hebraike në Prishtinë.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë për aktin vandal të përdhosjes së varrezave hebraike në Prishtinë.
Ky sulm qyqar është një sulm kundër shtetit të Kosovës, dhe mbi të gjitha është një sulm kundër vlerave të traditës së qytetarëve të Kosovës për tolerancë, bashkëjetesë dhe respekt, që e kemi kultivuar gjatë gjithë historisë sonë.
Këto akte të ulëta janë të papranueshme për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë.
Ju bëj thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar” thuhet në deklaratën e Thacit.
/Shqiptarja.com

Dhunohet varret hebraike. SHBA: Te gjenden autorët