Thaçi: Partneriteti për Paqe, një nga synimet prioritare diplomatike

/ATSH-B.Jashari/- "Kosova së shpejti do të përmbyllë procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe një nga synimet prioritare diplomatike do të jetë edhe nënshkrimi i Partneritetit për Paqe", paralajmëron zv/kryeministri e kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi.

Nga Brukseli, ai bëri të ditur mbrëmë se në prag të takimeve gjatë ditës me komisionerët europianë, kishte patur edhe një bashkëbisedim të shkurtër me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të ri të NATO.

"Me Jensin jemi parë dy herë në vitet e fundit bilateralisht në Oslo, ndërsa tani në funksionet e reja do të vazhdojmë t'i mbajmë kontaktet zyrtare", shprehet Thaçi.
Gjatë ditës së djeshme kryediplomati Kosovar ka takuar në Bruksel zv/presidenten e Komisionit Evropian, njëherësh edhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn. Një ditë më parë Thaçi me axhendën zyrtare shtetërore të vizitës së kryeqendrave të politikës europiane, për t'u takuar me përfaqësuesit e politikës së jashtme europiane, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland, në Strasbourg.

"Diskutuam edhe projektet për përkrahjen e Kosovës, vazhdimin e dialogut dhe po ashtu u dakorduam për një vizitë të shpejtë të komisionerit Hahn në Kosovë", ka njoftuar Thaçi, mes tjerash, nga këto takime.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale