Thaçi president! Nuk mungon
gazi lotësjellës në ceremoni
 

Thaçi president! Nuk mungon<br />gazi lotësjellës në ceremoni<br /> 
Kosova zyrtarisht nga sot ka një president të Ri. Hashim Thaçi në një ceremoni me mbi 1300 të ftuar është betuar sot para qytetarëve të tij se do të jetë gardian i Kushtetutës  dhe besnik i saj.

Ka qënë presidentja në ikje Ahtifete Jahjaga ajo e cila i ka dorëzua Kushtetutën Thaçit si simbol i punës si kryetar i shtetit.

“E nderuar presidente do ta ruajë dhe do ta kultivojë kushtetuten e Republikes së Kosovës mbi bazen elementare në uinitetin politik. Zotohem para jush dhe  institucioneve te vendit se do të jem rojë i kushtetutës” tha Thaçi

Në fjalimin e parë si President, Thaçi deklaroi se është President i heronjve që ëndrrën e bënë realitet, pasi heronj janë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kam emocione dhe nder që në këtë shesh te iu drejtohem si president i Republikës se Kosovës. Iu ftoj si qytetar te lutemi dhe t’i falënderojmë të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë. Sot jemi të bashkuat si vend dhe si popull . Me kontributin dhe sakrificën tuaj sot i tregojmë botës që kemi arritur pjekuri si shtet demokratik. Sot po fillojmë një traditë të re. Kjo ceremoni është një kapitull i ri në librin tonë të përbashkët të sukseseve dhe janë monumentet e shtetësisë që po i qëndisim bashkë. Shteti ynë nuk do të ndalet, nuk do të pauzojmë”

Ai premtoi se Kosova do të jetë partnerë i fortë kundër terrorizmit dhe nuk do të ketë kompromis ndaj atyre që kërcënojnë jetërat e qytetarëve.

Presidenti Thaçi tha se e bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojnë.

“Ne një popull që u ringritëm si feniksi do të jemi në gjendje të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kam qenë dëshmitarë që shokët u vranë para syve, sot kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe presidentin Ibrahim Rugova, por gjithmonë kam qenë i bindur se liria një ditë do të vjen. Sot ndër betejat tona do të jenë fryma e respektit ndaj tjetrit dhe si president i heronjve unë besoj në shtetin e Kosovës”,ka përfunduar fjalimin e tij presidenti Thaçi.

Në ceremoni nga delegacioni shqiptarë si dhe me ftesë të veçantë ishte kryeministri Rama, presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Kryeministri Rama pati edhe një takim miqësor me Presidentin Thaçi, ku i shprehu urimet e përzemërta për nisjen e Presidencës së tij dhe suksese në ushtrimin e kësaj detyre të lartë.  Më tej në takim u fol për të ardhmen e dy vendeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.​


rama thaci

rama
Gaz lotesjelleës para nisjes se ceremonise
Pak para nsijes së ceremonisë solemne disa persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hedhur gazlotësjellës në shehsin ku do betohej Thaçi.Levizja vetevendosja permes nje postimi ne rrjetin social facebook shkruan se kurre nuk do ta pranojne Thaçin si president

"Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.

Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë - dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!"-
shkruan ajo shoqeruar me videon ku shihet momenti i hedhjes se gazit

thaci

thaci

thaci

thaci

thaci

thaci

thaci

nishani kosove

rama kosove

rama kosove

thaci

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011