Thaci pret Bebic
Ndihmë për integrimin

Thaci pret Bebic<br />Ndihmë për integrimin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç. Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, ku Kryeministri Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri.

Thaci iu drejtua kryeparlamentarit duke thënë se “populli i Kosovës dhe populli kroat kultivojnë ndjenja të respektit të ndërsjellë, ndërsa theksoj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve”.

Bebiç ka shprehur gatishmërinë e shtetit kroat për vazhdimin marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS