Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Gjatë takimit zv/kryeministri Thaçi dhe ambasadori Markusz biseduan për bashkëpunimin e mirë bilateral politik, e veçanërisht atë parlamentar.
Ata u pajtuan se duhet të punohet në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi i tyre të shtrihet edhe në segmente të tjera, me theks të posaçëm në aspektin ekonomik./KosovaPress//atsh/