Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ditët e luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të ruajtur mundësinë e arritur në Rambuje.
Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, ish-presidenti Thaçi thekson rëndësinë e aleatëve dhe të momentit politik për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës, ndërsa rrëfen edhe për udhëtimin e vështirë nga Shqipëria drejt Kosovës në mars të vitit 1999.
Thaçi tha gjithashtu se gjatë asaj kohe kishte këmbëngulur që UÇK të mos shuhej.
“Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.
Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.
Gjatë atyre ditëve kishte momente kur kujtoja përvojat e popujve dhe liderëve nëpër botë, të cilët kishin kaluar situata të përafërta. Këto procese janë të vështira dhe të komplikuar. Nëse e humb momentin, apo nëse cenon faktorët vendimmarrës, e humb edhe kauzën për kohë të gjatë apo edhe përjetësisht, sado e drejtë apo sa shumë njerëz mund të jenë sakrifikuar.
Që të mos humbnim mundësinë e fituar në Rambuje, në fillim të marsit 1999, për t’u futur nga Shqipëria në Kosovë, kam ecur këmbë rreth 40 orë në një terren malor në shumë hapësira edhe të minuar.
Për të mos u hetuar nga forcat serbe, gjatë ditës nuk lëviznim, strehoheshim në male. Çdo përpjekje për të kapërcyer kufirin ishte një hap më afër vdekjes. Por duhej bërë. Sepse dinjiteti njerëzor dhe liria e atdheut, ishin vetë jeta”, theksoi Thaçi.
Thaçi ka deklaruar gjithashtu se Serbia e kishte kuptuar se marrëveshja po e çonte Kosovën drejt pavarësisë dhe për këtë arsye e kishte refuzuar atë.
Duke folur për vendimin për pranimin e marrëveshjes, Thaçi e ka cilësuar atë si një prej vendimeve më të vështira dhe njëkohësisht më krenare të jetës së tij.
“Vendimi për pranimin e marrëveshjes në Rambuje ishte prej më të rëndëve, por edhe më krenari në jetën time. Pothuajse i pamundshëm, por i domosdoshëm. Nuk isha i sigurt a po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim, apo të dyja së bashku”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Konferenca e Rambujesë në Francë në vitin 1999, ku morën pjesë delegacione nga Kosova dhe Jugosllavia, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Kriza politike në Kosovë, Thaçi porosi nga Haga: Mazhoranca dhe opozita të ulen në tryezë! Zgjedhja e Presidentit nga populli eliminon ngërçin institucional









