Thaci si Berisha:
Aleanca Kuq e Zi, faqezi

Thaci si Berisha:<br />Aleanca Kuq e Zi, faqezi
Pas lajmit të lëvizjes së Vetëvendosjes për bllokimin e pikave kufitare me Serbin, Hashim Thaçi ka reaguar duke akuzuar Vetëvendosjen se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare. Thaci i ka dhënë një emër të ri lëvizjes,“Vetëfundosje”. Ndërkohë ka sulmuar edhe Aleancën Kuq e Zi, e cila mbështet vendimin e Vetëvendosjes, duke e quajtur aleanca “Faqezi”.

Thaçi shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare dhe paralajmëroi se veprimet e dhunshme nuk do të tolerohen. Ai e ka quajtur Vetëvendosjen si pseudopatriote. 

"Këtyre pseudopatriotëve të rrejshëm u ka mbetur merak që nuk e kanë veshur uniformën e UÇK-së në kohën kur është dashur. Patriotizmi sot është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare” u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se do të ketë provokime nga protestuesit. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete