Kryeministri, Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi i cili shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se në takimin me Ramën u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkroi Thaçi.
Kujtojmë se mes Thaçit dhe Ramës, kohëve të fundit pati një mos dakordësi për sa i përket 'Shengenit' të Ballkanit. Presidenti i Kosovës refuzoi të merrte pjesë në samitin e Ohrit të organizuar nga Serbia, Shqipëria e Mali i Zi për sa i përket Shengenit Ballkanik.
Ndërkohë ditën e sotme Thaçi ka qenë i pranishëm në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.