Thaçi: Të kryhet demarkacioni i kufirit Kosovë – Mali i Zi

/ATSH/- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Podgoricë se duhet të kryhet sa më shpejt demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.
Gjatë një konference për shtyp me zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiç, Thaçi shprehu gatishmërinë që të përshpejtohet procesi dhe takimet e komisioneve të ndërsjellta nga sporadike të bëhen të rregullta.

Sipas gazetës Express, Thaçi u shpreh se kishte takuar përfaqësues të komisionit kosovar pak ditë para vizitës dhe rreth 90% e procesit është kryer, ndërsa kanë ngelur vetëm rreth 9 kilometra.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë apo problem politik, gjithçka e ngelur është teknike.

Zv/kryeministri Thaçi i propozoi kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç dhe ministrit të Jashtëm Igor Lukshiç, që me vullnet të mirë të dy palëve të përfundohet sa më shpejt ky proces dhe të shfrytëzohet takimi i datës 25 mars në Prishtinë me ministrat e Jashtëm të rajonit dhe komisionerin Johannes Hahn, si dita e nënshkrimit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

"Një veprim i tillë jo vetëm do të ishte dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira mes dy shteteve, por edhe një mesazh bashkëpunimi për mbarë rajonin", tha Thaçi.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale