TIRANË - Zevendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar sot 45- vjetorin e krijimit të Universitetit  "Hasan Prishtina" dhe të gjithë mësimëdhënësit të kësaj vatre dije.
Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar mësimëdhenësit dhe ata që e themeluan Universitetin e Prishtinës, duke u shprehur se "Universiteti "Hasan Prishtina" i bëri 45 vjet! Uroj mësimdhënësit, studentët dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për themelimin dhe avancimin e kësaj vatre të dijes dhe rezistencës së qytetarëve tanë. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" më zgjon nostalgji, duke marrë parasysh angazhimin tim aktiv si lider i lëvizjes studentore për tre vite, kur me shumë kolegë u organizuam për të shprehur pakënaqësinë ndaj shtypjes së popullit të Kosovës".
"Duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat jo të lehta me të cilat përballet sot në kohë tranzicioni, jam i sigurt se Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmente duke mëtuar të luaje rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. HTH", shkruan Thaçi. /ATSH/