Thaçi vlerëson pjesëmarrjen e Daçiç në samit: Raportet me Serbinë po normalizohen
PRISHTINË, 25 Mars /ATSH/.- Zëvedëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç në samitin e ministrave të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Kosovë. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata […]
/ATSH/.- Zëvedëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç në samitin e ministrave të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Kosovë.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit,
Johannes Hahn, kryediplomati i Kosovës i pyetur se sa çështjet politike e ngarkojnë bashkëpunimin ekonomik, deklaroi se vizita e Daçiqit tregon se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po normalizohen.
"Për mua sot ka qenë kënaqësi e veçantë por është nder edhe për Kosovën që kemi pritur edhe ministrat e rajonit por edhe pjesëmarrjen për herë të parë të Daçiçit në Republikën e Kosovës. Ne kemi kaluar kohë të gjatë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Edhe pjesëmarrja sot e Daçiçit është një shtesë për implementimin e marrëveshjeve dhe është një mesazh shtesë për stabilizimin e marrëdhënieve tona", tha Thaçi gjatë konferencës për mediat.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
23%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1762
Votat totale janë unike