Thahet Fierza, bie rezerva energjetike në kaskadë, KESH: Niveli i ujit në liqenin  në kuotën 287 metra

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij. Aktualisht dy lumenjtë që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit është në kuotën  287 metra, ç'ka tregon situatën e vështirë hidrike.

Thatësira ka ndikuar në uljen e rezervës energjetike në hidrocentralin e Fierzës. E pyetur nga Report TV, Koorporta Elektroenergjetike deklaroi se si pasojë e prurjeve të ulëta dhe rritjes së kërkesës për energji elektrike, kaskada në këtë periudhe pëson rënie deri në nisjen e sezonit të shirave".

"Nga të dhënat më të fundit të Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës, niveli në Hidrocentralin e Fierzës është në kuotën 287.64, metër mbi nivelin e detit ndërsa rezerva energjetike e kaskadës është 1029 GWh. Një vit më parë rezerva energjetike ishte 1103 GWh", përgjigjet zyra për mediat në KESH

Aktualisht prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është  5.970 MWh, ndërsa prodhimi ditor në HEC-in e Vaut të Dejës është 2.786 MWh.

Pyetjes nëse mund të përballemi me një krizë energjetike si pasojë e prodhimit të ulët të energjisë, KESH u përgjigj se "situata është menaxhuar me kujdes ndaj nuk mund të ketë krizë në furnizimin e pandërprerë dhe të qëndrueshëm të konsumatorëve me energji elektrike".

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia