Suplementi jonë quhet THASH&THEM, por lajmi që do të japim nuk është aspak i tillë.

Moderatorja dhe këngëtarja, Eneda Tarifa është shtatëzanë dhe këtë herë me të vërtetë. Miq të afërt të këngëtares pohojnë zërat që kanë disa kohë që qarkullojnë rreth shtatzanisë së saj.

E në fakt jo vetëm këto burime por edhe vetë format disi më të mbushura të Tarifës, dëshmojnë për këtë. Prej vitesh tashmë këngëtarja e talentuar bashkëjeton me të fejuarin e saj Erjon Zaloshnja. Mesa duket ka ardhur çasti që çifti të zgjerojë familjen e tyre me një beb të vogël.

Ne të “TH&TH” i urojmë shtatëzani sa më të lehtë Tarifës si dhe vogëlushi apo vogëlushja që do të vij në jetë të ketë një jetë të gjatë e të lumtur. Eneda dhe Erjoni prej disa kohësh kanë çelur edhe një biznes, në të cilin bashkëpunojnë me Elton Dedën në lokalin “Rockstock”.