BEOGRAD- Thatësira dhe temperaturat e larta të cilat po shkatërrojnë prodhimet bujqësore detyrojnë një prift ortodoks serb ti lutet Zotit për të sjellë shi.

Agjencia e lajmeve ANSA njofton se prifti ortodoks i Valjevos, në Serbinë qendrore paralajmëroi se të dielën, pra nesër do të mbajë një meshë për të kërkuar ardhjen e shiut.

Prifti Milutin fton të gjithë besimtaret dhe priftërinjt e tjerë të bëjnë të njëjtën lutje në të gjithë Serbinë, ku i nxehti nuk ka të ndalur që prej qershorit, dhe që termometri nuk zbret 30- 35 gradët dhe ngjitet dhe mbi 40 gradë.
(sg/shqiptarja.com)