Thatësira nxjerr në pah shkëmbin e madh te Liqeni Garda në Itali, niveli më i ulët i ujit në 15 vjet

Thatësira nxjerr në pah shkëmbin e madh te Liqeni Garda në Itali, niveli më i ulët i ujit në 15 vjet

Liqeni Garda në Itali

Liqeni Garda në Itali ka nivelin më të ulët të ujit në 15 vjet, për shkak të thatësirës që ka përfshirë Italinë, si edhe vende të tjera të Europës përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar. Niveli i ujit ka rënë aq shumë, sa ka dalë një dukje shkëmbi deri më sot i mbuluar në liqen.

Liqeni më i madh i Italisë, një destinacion popullor turistik, është prekur rëndë nga temperaturat e nxehta dhe mungesa e reshjeve prej muajsh. Disa pjesë të Italisë veriore po përjetojnë thatësirën më të keqe në 70 vitet e fundit.

Lumenjtë e të mëdhenj në të gjithë Evropën, duke përfshirë Rhine, Danub ose Po, si dhe liqene si Garda në Itali ose Velence në Hungari përballen me kushte të thatësire, të cilat dëmtojnë një gamë të gjerë ekosistemesh dhe kufizojnë ndjeshëm aktivitetet e transportit detar.

Thatësira për shkak të temperaturave shumë të larta dhe pakësimit të reshjeve, sipas ekspertëve, vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike prej ngrohjes globale. Ekspertët thonë se nëse nuk merren masa urgjente për ta vënë situatën në kontroll, atëherë në vitet në vijim mund të rrezikohen miliona jetë njerëzish në glob.

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë