KESH ka nisur të importojë energji elektrike për shkak të thatësirës së pritshme për javët në vijim.
Në vetëm 1 ankand për periudhën 01 korrik-30 shtator KESH ka blerë 331 mijë megavat energji me çmim 125 euro për megavat. Fatura vetëm për këtë sasi të importuar përllogaritet në 41.5 milionë euro.
Deri më tani KESH vetëm ka shitur energji për shkak të prodhimit të lartë të energjisë sidomos në hidrocentrale, ndihmuar edhe nga shirat që kanë shoqëruar gjashtëmujorin e parë të vitit.
Me një sistem energjetik që ende në pjesën dërrmuese varet nga burimet hidrike, thatësira ka ndikim direkt në rritjen e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike.
Nga ana tjetër, është rritur edhe konsumi i energjisë për shkak të temperaturave të larta që nxisin përdorimin e kondicionerëve për një kohë të gjatë. Por edhe sezoni turistik jep efektet e tij në shtimin e konsumit.
Komente









