Partia e Lirisë e quan dëshmi të grabitjes së pronës publike librin “The Albania Files” duke thënë se ndryshohen ligjet me porosi që të përfitojnë klientë të pushtetit.
Deputetja Erisa Xhixho i drejtoi kryeministrit disa pyetje nëse ka institucion shtetëror që ka kontaktuar me studiot ndërkombëtare të arkitektëve që kanë shfaqur plane ndërtimi në Shqipëri, në një libër që Rama e ka quajtur të pavarur.
Pyetjet e Xhixhos:
1.A keni qenë në dijeni dhe/ose i përfshirë në identifikimin dhe kontaktimin e arkitektëve të huaj të përfshirë në The Albanian Files?
2. Në çfarë cilësie institucionale janë zhvilluar kontaktet e përshkruara nga arkitektët?
3 Cili institucion shtetëror ka autorizuar kontaktet me studiot ndërkombëtare?
4. Mbi bazën e cilit dokument strategjik kombëtar janë zhvilluar këto projekte?
5. A ekziston një strategji e miratuar që parashikonte transformimin urban dhe turistik të zonave të përfshira?
6. Kush ka ndërmjetësuar marrëdhënien midis arkitektëve, investitorëve dhe zhvilluesve?
7. A janë zhvilluar konkurse publike për përzgjedhjen e studiove? Nëse po, ku janë publikuar?
8. Kush ka financuar konkurset ndërkombëtare të zhvilluara për projektet?
9.Si janë përzgjedhur projektet që janë zhvilluar në zona të mbrojtura?
10. Pse disa projekte janë hartuar 2-3 vite përpara se të ndryshohej ligji për zonat e mbrojtura?
11. Cilat institucione kanë kryer verifikimin e burimit të financimit të investimeve?
12. A janë kryer analiza të ndikimit ekonomik, social dhe mjedisor për këto projekte?
13. A ekzistojnë procesverbale, korrespondenca apo dokumente zyrtare që dokumentojnë kontaktet me arkitektët dhe investitorët?
14. Meqënëse shumica e projekteve të përfshira në The Albanian Files kanë lindur nga kontakte direkte ose ndërmjetësime politike, (kryesisht me kryeministrin) cili ka qenë mekanizmi institucional, ligjor dhe financiar që ka garantuar transparencën, konkurrencën e ndershme dhe interesin publik në zhvillimin e territorit të Shqipërisë?
Komente










E nxorri koken dhe organizatorja tjeter e protestes hajdutja Xhixho e gjithe familja Xhixho grabitare qe po kerkojn me pa fytyresin me te madhe te fusin Shqiperin ne qorrsokakun e bandave qe kane vene perpara avokatet e tyre ne protest!Trafikantet nderkombetare te familjes Berisha jane ata qe duan te marrin drejtimin e Shqiperis nuk jane as flamingot e as atdhetaret!!
Përgjigju