TIRANË - Revista e njohur britanike The Economist ka publikuar raportin tremujor të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike. Në raport thuhet se Shqipëria ka një shans shumë të vogël për tu bërë kandidate për në BE në fund të vitit 2013. Në raport thuhet se rritja ekonomike për këtë vit do jetë vetëm 1 përqind. Po ashtu në raport thuhet se kjo qeveri është më pak e qëndrueshme se paraardhëset e saj. “Pozicioni i LSI mbetet i pasigurt, edhe pse Metës iu pushuan akuzat për korrupsion,” thekson raporti.
Në raport theksohet se imazhi i qeverisë është goditur rëndë.
“Thellimi i hetimeve për ngjarjet e “21 Janarit”, me akuzat për kreun e Gardës se Republikës Ndrea Prendi si dhe tentativa e qeverise për të mbuluar përgjegjësitë për vrasjet ne Bulevard, kane goditur rëndë imazhin e qeverisë Berisha.”
Në raport nënvizohet se qeveria është implikuar në tentativën për të mbrojtur të akuzuarit e 21 janarit. “Reputacioni i qeverisë mori një goditje të rëndë kur kreu i Gardës së Republikës u akuzua për vrasjen e një prej protestueseve të opozitës në 21 Janar. Prokuroria prezantoi me pas edhe dy akuza të tjera për shoferin e tij, Margarit Kume dhe shefin e IT ne kryeministri Armando Kasaj, për fshirjen e materialeve te regjistruara nga kamerat. Zyra e Prokurorisë mori një raport të specializuar nga FBI për të shmangur çdo dyshim mbi njëanshmërinë e hetimeve, nga i cili rezultoi se nga arma e komandantit Prendi ka goditur 11 herë. Këto akuza i kane dhënë një goditje të fortë qeverise, pjesërisht për shkak të posteve të të akuzuarve dhe pjesërisht për shkak te përpjekjeve të dukshme brenda radhëve te qeverisë për të mbuluar përgjegjësinë e vrasjeve.” Raporti ndalet edhe në zhvillimet politike dhe sulmet e kryeministrit ndaj presidentit Bamir Topi, i cili me partine e tij të pritshme, vlerësohet si një rival i demokratëve. “Afrimi i zgjedhjeve presidenciale ka shtuar polemikat ne parlament. Diplomatet e huaj kane bere thirrje për një president konsensual, por kryeministri Sali Berisha ka lënë qartë të kuptojë që emri i ardhshëm do te dale nga radhët e Partisë Demokratike, si në rastin e Bamir Topit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka deklaruar se do të kërkojë interpretim në gjykatë nëse kreu i shtetit nuk gjen miratimin e shumicës parlamentare. Megjithatë, akuzat e mazhorances ndaj Bamir Topit janë shtuar kur ky i fundit ka deklaruar krijimin e një partie te re, e cila vlerësohet se do te joshë votues të qendrës së djathtë në zgjedhjet e 2013-ës.” Më tej analiza për situatën politike ne Shqipëri ndalet edhe në vendimin e drejtësisë për pafajësinë e Ilir Metës. Një vendim i tillë, thuhet në raport, vuri në pikëpyetje integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit në vend.
(aq/TEMA/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com