1 miliardë euro është shuma që kanë përfituar disa vende të Evropës Lindore gjatë 4 viteve të fundit nga dërgimi i armëve në Lindjen e Mesme.
Mijëra pushkë, siç janë AK-47, mortaja e predha, raketahedhëse, armë kundër tankeve dhe mitralozë po dërgohen përmes një linje të re të armëve nga Ballkani në Gadishullin Arab dhe vendet kufitare me Sirinë, shkruan tabloidi britanik, The Guardian.
Sipas The Guardian, dyshimi qëndron se shumica e armatimit po dërgohet në Siri, duke ushqyer luftën civile pesë vjeçare atje.
Të dhënat e eksportimit të armëve, raportet e OKB-së, dhe kontratat e armëve të ekzaminuara gjatë hetimit një vjeçar zbulojnë se si municioni është dërguar në lindje përmes Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Malit të Zi, Sllovakisë, Serbisë dhe Rumanisë.
Që nga përshkallëzimi i konfliktit në Siri në vitin 2012, këto tetë vende e kanë aprovuar eksportimin e armëve dhe municionit në vlerë prej 1.2 miliard euro në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi, të cilat janë tregje të rëndësishme të armëve për Sirinë dhe Jemenin.
Sipas The Guardian, shumë nga armët kanë rënë edhe në duart e luftëtarëve nga grupet islamike, si Ansar al-Sham, al Qaeda, al-Nusra, Shteti Islamik ISIS, si dhe nga fraksione që luftojnë për presidentin sirian, Bashar-al-Asad.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com