”The Guardian”: Koservatorët fitojnë ngushtë zgjedhjet

/ATSH-ANSA/ - Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, atëhere do të fitonin konsrvatorët, në ndërkohë që Cameron nuk do të mund të qeveriste pa patur aleatë të fortë me të cilët të drejtonte vendin, del nga një analizë e "The Guardian" mbi bazën e sondazheve të fundit.
Sipas parashikimeve, konservatorët do të kishin 276 deputetë kundrejt 271 të laburistëve, që do të thotë shumë larg 326 vendeve në parlament për të qeverisur të vetëm.
Pra, Cameron duhet t'u drejtohet aleatëve të koalicionit, liberaldemokratëve, por parashikimet thonë se partia e Nick Cleggut do të humbë deputetë duke arritur në 27 të tillë.
Edhe UKIP-i mund të jetë në listën e aleatëve, por partia e Nigel Farage nuk merr më shumë se gjashtë vende.
Në total, konservatorët mund të arrijnë në 315 vende.
Ndërkohë, laburistët mund të bëjnë aleancë me nacionalistët skocezë të SNP-së që mund të marrin 50 vende, pra një aleancë me 322 deputetë.
Kështu që, kryetarit të laburistëve Ed Miliband d ot'i duheshin katër deputetë nga Të gjelbërit, madje edhe nga ilberaldemokratët për të mbërritur në Downing Street.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti