Prestigjozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull rreth ekipit të futbollit Skënderbeut, ku në fokus ka fiksimin e ndeshjeve, që për gazetën angleze, nuk ishin parë kurrë më parë. Njëkohësisht, “The Guardian” citon edhe 3 eksponentët kryesorë të klubit korçar, ish-ministrin e financave Ridvan Bode, ish-presidentin Agim Zeqo dhe presidentin actual Ardjan Takaj.

 “Gjithçka që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskretitimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i fiksimit të ndeshjeve të të gjitha kohërave“, - thuhet në artikullin e “The Guardian”, që pasqyron edhe protestën e tifozëve korçarë, të cilët më 21 shkurt, përmes një tubimi masiv në qendrën e qytetit të tyre, kërkuan nga UEFA që të mos dënonin skuadrën e tyre.

Gjithashtu, të përfshirë janë edhe tre drejtuesit kryesorë të Skënderbeut, ish presidenti Agim Zeqo, presidenti aktual Ardjan Takaj, si dhe ish Ministri i Financave, Ridvan Bode. Për “The Guardian”, Zeqo i ka mohuar këto akuza, teksa thotë se është i gatshëm të përballet me akuza të tilla publikisht, duke përfshirë çdo gjykatë, nëse është e nevojshme.

Ndërsa, Ridvan Bode ka pohuar se kurrë nuk ka qenë pjesë dhe kurrë nuk ka qenë në dijeni të ndonjë përpjekjeje për të ndikuar në rezultatin e çdo ndeshje.

Kujtojmë Komisioni I Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka kërkuar një dënim 10- vjeçar për klubin e Skënderbeut për ta përjashtuar nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

s.k/Shqiptarja.com