The Guardian: Porto Palermo ndër 40 plazhet më të bukura në Evropë

The Guardian: Porto Palermo ndër 40 plazhet më të bukura në Evropë

Plazhi i Porto Palermos

Plazhi i Porto Palermos në Qeparo është renditur si një nga 40 plazhet më të bukura në Evropë. Kështu shkruan media britanike ‘The Guardian’, e cila rendit plazhin në jug të vendit, ndërmjet plazheve më të bukura në kontinent.

‘Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e shkëmbinjëve gëlqerore që dalin nga shpatet e maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazbuluar dhe i përsosur për t'u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.’- shkruan The Guardian.

Ndër plazhet më të bukura në Evropë, media britanike rendit 7 plazhe në brigjet greke, 1 në Gjermani, 6 në Spanjë, 5 në Portugali, në Holandë, në Francë, në Turqi, në Itali si dhe në Kroaci.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë