The Indipendent: Kush është militanti 
i ISIS-it që frekuenton club-et e gay-ve 

The Indipendent: Kush është militanti <br />i ISIS-it që frekuenton club-et e gay-ve 
Britanikja “The Indipendent” shkruan se i dyshuari si organizator i sulmeve të 13-nëntorit në Paris, Salah Abdeslam mund të jetë gay. Abdeslam ka lindur në Bruksel në vitin 1989 nga prindër me origjinë nga veriu i Marokut. Sipas gazetës belge “Le Derniere Heure”, ai ka djegur shtëpinë ku jetonte më familjen e tij në moshën 14-vjeçare.
Vëllai i tij, Brahimi, hodhi veten në erë pranë stadiumit "Stade de France" të Parisit, gjatë kohës kur zhvillohej ndeshja e futbollit mes Francës dhe Gjermanisë.

Miqtë e Abdeslam shprehen se ai frekuentonte shpesh baret e homoseksualëve. Madje, vetëm një javë para sulmeve terroriste në Paris, Abdeslam është parë në një club të tillë në pjesën qendrore të Brukselit.
 
ISIS, të cilët morën përgjegjësinë për sulmet e shumta në stadiumin e futbollit, sallën e koncerteve dhe disa restorante, e konsideron homoseksualitetin si të keqe dhe ka publikuar videot e militantëve duke i hedhur homoseksualët nga ndërtesat me lartësi të madhe.
 
Është e paqartë se si një njeri i cili ndoshta është gay, si dhe një përdorues i rregullt i drogës, të ketë qenë i tërhequr nga kjo mënyrë jetese, teksa atentati i organizuar prej tij i mori jetën 130 njerëzve të pafajshëm në Paris.
 
Abdeslam thuhet se është një nga vetëm dy njerëzit e lidhur me sulmet në Paris të cilët arritën t'i shpëtojnë policisë. Ai bleu një kartë telefoni SIM, në veri të Parisit një orë pas sulmeve dhe e përdorën atë për të thirrur dy miq në Bruksel, që t'i shpëtonin. Ai eci nëpër qytet për gati nëntë orë, pas kryerjes së sulmeve në Paris.

Një prej miqve të tij u shpreh se e kishte parë Abdeslam në periferi të Brukselit, një ditë pas sulmeve. Pas kësaj, të dhënat rreth tij ishin të paqarta. Një gazetë spanjolle raportoi se ai ishte parë nëpër Europë teksa udhëtonte me një automjet "Citroen", ndërsa shërbimet e inteligjencës thanë se ai ishte fshehur nga militantë të ISIS.

Pavarësisht nga kjo, në fund të nëntorit një burim i afërt me hetimet, tha se kishte të ngjarë që ai të kishte ikur Siri.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit