The Mirror: Shqiptarja Elhaida
Dani mund të fitojë Eurovizion

The Mirror: Shqiptarja Elhaida<br />Dani mund të fitojë Eurovizion
Në prag të konkurrimit të këngëtares Elhaida Dani në Eurovizion duket se mediat e huaja kanë nisur ta quajnë këngëtaren shkodrane si favorite për të fituar vendin e parë. Një prej tyre ka qenë edhe prestigjiozja “The Mirror”, e cila ka bërë dhe një prezantim të këngëtares dhe këngës përfaqësuese të Shqipërisë në një nga shkrimet e saj.

Media britanike ka realziuar një anketë ku rreth 54.5 % të të pyeturve mendojnë se Britania duhet t’i japë vendin tonë 12 pikë. Sipas tyre deri tani  paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e këngëtares  Rona Nishliu me këngën Suus, e cila arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë. 

Gjithashtu sipas “The Mirror” këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga një këngëtare , e cila njihet në Evropë për shkak të fitimit të saj të kompeticionit “The Voice of Italy” në vitin 2013. Ndoënse kënga nuk është shumë argëtuese  Elhaida është një zë i fuqishëm e cila ka diçka që të drithëron.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni