The New York Times: Pavarësisht protestave, Rama ka mbështetjen e BE dhe SHBA, i sigurt në pushtet

The New York Times: Pavarësisht protestave, Rama ka mbështetjen e BE dhe SHBA, i sigurt në pushtet

Media prestigjoze The New York Times së fundmi i ka kushtuar një artikull protestave që po ndodhin në Ballkan.

The The New York Times shkruan se nga Bosnja në Serbi, madje edhe në Shqipëri, qytetarët kanë marrë rrugët për të protestuar ndaj një epidemie të pakënaqësisë.

Në fund të artikullit media amerikane fokusohet tek protesta në Shqipëri ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht tubimeve kryeministri Edi Rama ka mbështetjen e BE-së dhe Amerikës dhe se pushteti i tij duket i sigurt.

"Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej muajsh, madje ata kanë sulmuar Parlamentin ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017. Megjithatë, z. Rama, i cili mbështetet nga të dyja palët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duket i sigurt në pushtet. Në Ballkan shpresohet se perspektiva e bashkimit me  Evropën mund të përforcojë demokracitë e reja. Por me zyrtarët në Bruksel të zhytur në frenimin e kërcënimeve nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Evropian në Ballkan duket të jetë stabiliteti, madje edhe me çmimin e institucioneve demokratike" mbyllet shkrimi për Shqipërinë në The New York Times.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZALLOT REXHEP HAJDAR LEKA: 02/06/2019 21:01

    O lyl a do mo për belulin Amerika dhe BE jan me Edi Ramën . Apo do hedhësh dhe Amerikën siç hodhe Edi Ramën. Që i ruajte hajdarin Edit o lyli kopili.

    Përgjigju
    • lefi: 02/06/2019 22:13

      Duket se shoqëria SHQUP-LESHELI-LEMERIA&co shpk do shpallë falimentin.

  • Raul: 02/06/2019 16:55

    Po Tit Shkollshumi i leshitdhise dhe Paloqja a e kanë lexuar këtë artikull apo sju vjen pershtat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit