'The Spectator': Dhëndri i Trump dha leje për arrestimin e Kashoggi, para se ai të vritej

'The Spectator': Dhëndri i Trump dha leje për arrestimin e Kashoggi, para se ai të vritej

Revista britanike 'The Spectator", pretendon se ka informacione që dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i dha leje Princit saudit, Mohammad bin Salman, që të arrestojë gazetarin Jamal Khashoggi, para se ai të vritej dhe trupi i tij të zhdukej brenda ambasadës së Arabisë Saudite në Turqi.

Sipas gazetës, ajo disponon të dhënat e një telefonate të përgjuar nga shërbimet turke dhe se kjo telefonatë është përdorur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të shantazhuar Donald Trump që të tërheqë trupat nga Siria.

Sipas 'The Spectator', komisioni hetimor në kongresin amerikan që po heton presidentin Trump në lidhje me Dosjen Ukraina, ka arritur të thërras për të dëshmuar 7 agjentë të shërbimeve inteligjente, mes tyre edhe një agjent që ka siguruar informacionin bombastik mbi vrasjen e Khashoggi-t.

Jamal Kashoggi u vra dhe trupi i tij u copëtua nga një grup saudit që dyshohet se vepronte nën urdhrat e Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Një raport i OKB në muajin qershor thoshte se kishte "prova të besueshme" që Bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë ishin përgjegjës për vrasjen e Khashoggi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025