BRITANI E MADHE- Në një raportim te Ministrisë së Drejtesisë në Britaninë e Madhe shkruhet se një në dhjetë të burgosur të huaj në Britaninë e Madhe është shqiptar.
'The Sun' shkruan se gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ua kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani. Shqiptarët numërohen 876 nga 9089 të dënuar në burgjet angleze në qershor të këtij viti. Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015, ndërkohë që një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.
Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë “Shqiptaret në burgje perbejnë 10 përqind të të denuarve, polakët 8 përqind, rumunët 8 përqind, irlandezët 8 përqind dhe xhamaikianët 5 përqind”.
Sipas Agjencise Kombëtare te Krimit, grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës, veçanërisht kokainën. 'Shqiptarët nuk ndalen dhe po zgjerojnë veprimtarinë e tyre' thuhet ne raport. Londra është qendra kryesore e veprimit edhe pse ndodhen në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe.
nuk diskutohet qe do rritet akome me shume, deri nga viti 2000 e ca te gjithe shkonin per pune dhe per ate qe perfaqeson Britania e Madhe, tani automatikisht shkojne per "pune"...
Përgjigju