The Telegraph: Nga Kosova në BE
mund të hyjnë armë dhe terroristë 

The Telegraph: Nga Kosova në BE<br />mund të hyjnë armë dhe terroristë 
Sipas një raporti të Komisionit Europian, për të cilin shkruan The Telegraph, ekziston rreziku se me liberalizimin e vizave, nga Kosova mund të hyjnë armë të riaktivizuara të mbetura nga luftërat në Ballkan, si dhe luftëtarë të ISIS-it, të cilët kthehen nga Siria dhe Iraku.

Kosova ka prodhuar deri në 300 luftëtarë në Siri dhe Irak, që përbën normën më të lartë për kokë banori në Europë, sipas këtij raporti, i cili shton se Qeveria e Kosovës është e pajisur dobët për t’i ndalur ata.
 
“Liberalizimi i vizave mund, po ashtu, të këtë një ndikim në hyrjet e pazbuluara në BE të njerëzve nga Kosovo, të cilët kthehen nga zonat e luftës, ku ata iu kanë bashkuar rrjeteve terroriste,” sipas raportit.
 
Gjithashtu, Kosova është rrugë për trafikimin e armëve të zjarrit të riaktivizuara, miliona të të cilave kanë mbetur nga luftërat e Ballkanit, për në Europë.
 
“Një vlerësim rreth ndikimit të sigurisë të liberalizimit të vizave për Kosovën tregon se trafikimi i drogës, lehtësimi i emigrimit ilegal, korrupsionit, pastrimit të parasë dhe mashtrimit, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimi i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, si dhe kthimi i luftëtarëve të huaj terrorist paraqet një kërcënim potencial për sigurinë e brendshme të Bashkimit Europian,” sipas raportit.
 
Një zëvendës i Komisionit Europian ka thënë se dy milionë e 525 mijë pasaporte biometrike, që kërkohen për udhëtim për në BE, janë lëshuar nga Kosova, Gjeorgjia dhe Ukraina, por asnjë nga Turqia.Ekspres

Redaski online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme