The Times: Pekini, bashkëpunëtor në luftën e Putinit! Kina hakëroi objektet ushtarake dhe bërthamore të Ukrainës, pak ditë para pushtimit rus

The Times: Pekini, bashkëpunëtor në luftën e Putinit! Kina hakëroi objektet ushtarake dhe bërthamore të Ukrainës, pak ditë para pushtimit rus

The Times shkruan se Kina ka qenë bashkëpunëtor i Rusisë në pushtimin e Ukrainës duke e mbështetur atë përmes hakërimit të institucioneve të mbrojtjes dhe atyre civile e bërthamore për të prishur infrastrukturën e tyre. Duke cituara dokumente të inteligjencës britanike, sipas The Time më shumë se 600 faqe interneti që i përkasin ministrisë së mbrojtjes në Kiev dhe institucioneve të tjera pësuan mijëra përpjekje hakerimi, të cilat u koordinuan nga qeveria kineze, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës, SBU.

Sulmet kineze filluan para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe arritën kulmin më 23 shkurt, një ditë para se trupat dhe tanket ruse të kalonin kufirin.

“SBU tha se sulmet e Kinës synonin të depërtonin në objektiva duke filluar nga forcat e mbrojtjes kufitare deri te banka kombëtare dhe autoriteti hekurudhor. Ato u krijuan për të vjedhur të dhëna dhe për të eksploruar mënyra për të mbyllur ose prishur infrastrukturën jetike të mbrojtjes dhe civile. Rusia gjithashtu u përpoq të gjymtonte rrjetet kompjuterike të Ukrainës dhe të kompromentonte faqet e internetit të qeverisë përpara se të pushtonte, por SBU tha se sulmet kineze mund të dalloheshin nga mjetet dhe metodat e markës tregtare të njësisë së luftës kibernetike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore”, shkruan The Times.


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi