Prestigjosja The Times, i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.
Në fillim të artikullit tregohet puna që bënte Dua para se të bëhej e famshme. Ajo punonte në një klub nate në Londër. 21-vjeçarja ka rrëfyer se kjo punë nuk i pëlqente aspak.
“E urreja atë punë. Unë qëndroja në hyrje të klubit dhe i organizoja të pranishmit. Menaxherët më thonin se kë duhet të lija të futej brenda ose jo. Ndonjëherë vinin miqtë e mi të veshur me tuta, dhe nuk me lejohej t’i fusja brenda. Unë nuk ndihesha rehat me këtë punë’’,-është shprehur Dua.
Në disko punonte deri në orën 3.00 të mëngjesit dhe më pas kur shkronte në shtëpi ulej dhe shkruante këngë.
Familja e Duas emigruan në Londër nga Kosova përpara Luftës, për t'u kthyer më pas në moshën 11-vjeçare.
Këngëtarja u kthye më pas në Londër pas 4 vitesh, ku filloi të merret me muzikë. Ajo kishte realizuar vetëm dy këngë kur u nominua për “BBC Sound 2016 poll”, ndërsa kënga e saj ‘’Be The One’’, ka marrë vendin e parë në 15 shtete.
Prej atëherë suksesi i saj nuk ka të ndalur ku shpeshherë është krahasuar me Lana Del Rey dhe këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat në iTunnes.
Kur ishte 3 vjeç Dua dëgjonte me zell këngën e Sean Paul dhe Beyonce “Baby Boy,” ndërsa sot erdhi dita që ajo të krijojë një këngë bashkëpunimi me Sean Paul - “No Lie”.
Krenarë me Kosovën
Hero tjetër i saj është babai, Dukagjin Lipa, i njohur për muzikën rock në trojet shqiptare. Dukagjini shpesh është parë nëpër koncertet e Dua Lipas.
“Për shkak se Kosova është e vogël, secili njeh secilin. Ne jemi vërtet krenarë prej nga kemi ardhur dhe gjithmonë u themi të tjerëve se origjinën e kemi nga Kosova”,-është shprehur Dua.
Në shtëpi ata kanë folur gjithmonë në gjuhën shqipe dhe fillimet e saj në Londër kanë qenë të vështira deri kur filloi të gjejë shoqëri. Interesante se Dua Lipa nuk ka takuar asnjëherë Rita Orën, por “Ora është një model i rëndësishëm për të.”
A do ia kalojë Lipa edhe Orës?, pyet në fund prestigjiozja britanike.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com