Spektakli muzikor “The Voice” në Amerikë ka bërë bashkë dy shqiptaret e famshme, Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.
Ato do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e këtij spektakli në Amerikë.
Pra ato do të jenë pjesë e skuadrës së quajtur “Blake”.
Bebe Rexha e transmetoi informacionin për fansat bashkë me fotot e kolegëvve të saj.
“Skuadra Blake, përpara!”, ka shkruar Bebe pranë postimit.
Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohur i vëllezërve, Jonas Brothers.
Postimi i Bebes
Komento
do kardinala, do superpjeshka
Përgjigju