Franca ka tërhequr ambasadorin e saj nga Italia, pas përkeqësimit të marëdhënieve mes dy vendeve. Lajmi u bë publik nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agnès Von Der Mühll, e cila e lidhi vendimin me "akuza të përsëritura", "sulme të pabaza" dhe "deklarata të egra" nga ana e e palës italiane.

"Interferencat e fundit janë një provokim i papranueshëm. Ata shkelin respektin ndaj zgjedhjeve demokratike", shtoi  Von Der Mühll, në deklaratën e saj.

Krisja e raportit mes dy vendeve kulmoi me lajmin për vdekjen e qindra refugjatëve të cilët humbën jetën në Detin Mesdhe gjatë muajit janar.  Vdekjet rikthyen vëmendjen ndaj vendimit të Italisë për të ndalur operacionet e kërkimit-shpëtimit në Mesdhe.

Luigi di Maio, zëvendëskryeministri i Italisë, njëhkohësisht  kreu i Lëvizjes “5-Yjet”, u takua dje me përfaqësues të lëvizjes së jelekverdhëve. Vetë  Di Maio e njoftoi këtë takim në rrjetet sociale, duke shkruar: "Era e ndryshimit ka kaluar nëpër Alpe. E përsëris: era e ndryshimit ka kaluar nëpër Alpe. "

Ky takim pasoi një seri vërejtjesh për dhunë nga z. Di Maio si z. Salvini kundër qeverisë franceze. Sipas medias franceze Le Monde, Matteo Salvini po përpiqet të organizojë një front evropian të së djathtës ekstreme kundër pro-evropianëve, të cilët përfaqësohen nga kreu i shtetit francez. "Fushata për zgjedhjet evropiane nuk mund të justifikojë mungesën e respektit për secilin popull apo për demokracinë e tyre", tha Agnes Von Der Mehhll. Të gjitha këto akte krijojnë një situatë serioze që vë në pikëpyetje synimet e qeverisë italiane kundrejt marrëdhënieve të saj me Francën."