Tashmë Aleancës Kuq e Zi i shtohet edhe një strukturë e re, alenaca e grave dhe vajzave. Vetëm disa ditë pas krijimit të aleancës rinore, themelohet edhe kjo strukturë e re për gratë dhe vjazat duke i dhënë Aleancës Kuq e Zi gjithnjë e më shumë formën e një partie. Në krye të saj është zgjedhur Florentina Xheko, e cila ka deklaruar se kjo alenacë do të mundohet të depolitizojë shoqërinë shqiptare.
" Punësimi duhet të bëhet mbi vlerat dhe jo për anëtarët e partive. I bëjmë thirrje nënave dhe vajzave shqiptare t`u mësojnë fëmijëve të tyre të duan Shqipërinë dhe jo partinë. Mësojuni fëmijëve që Shqipëria mund të bëhet. Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike" – u shprehën drejtues të Aleancës Kuq e Zi.
Nëpërmjet kësaj aleance i bëhet thirrje nënave në emigracion t’u flasin fëmijëve të tyre sa më shumë të jetë e mundur gjuhën shqipe, në mënyrë që ajo të mos harrohet.
/Shqiptarja.com