Themelohet këshilli
i AK për qarkun Tiranë.

Themelohet këshilli <br />i AK për qarkun Tiranë.
Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës Kuq e Zi, banorë të gjitha njësive të qeverisjes vendore të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Intelektuale, historianë, diplomatë, juristë, ekonomistë zgjodhën këshillin nismëtarë për degën e Tiranës Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratonës të krijimit të degëve të AK në çdo qytet deri në realizimin e Kuvendit Mbarëkombëtarë i cili do të mbahet në muajin Maj të këtij viti. Në praninë të 1500 mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi dega Tiranë, lideri i Aleancës Kuq e Zi premtoi se deri në muajin Maj në Kuvendin Mbarëkombëtarë, Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë, të cilët do të jenë pjesë e nismës “1 milionë kuqezi në të gjithë trevat shqiptare”.

Kreshnik Spahiu deklaroi se “Aleanca Kuq e Zi do t’i japë fund urrejtjes politike në vend, nën premtimin e realizimit të një kompromisi historik i cili do të jetë çelësi i stabilitetit dhe paqes në rajon”. Kreshnik Spahiu deklaroi se pas muajit Maj Aleanca Kuq e Zi do të shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptarë për të drejtuar vendin”. Aleanca Kuq e Zi ka prioritet për t’i dhënë shqiptarëve një Tiranë metropol si hapësira e mendimin intelektual dhe trurit të njerëzve të shkolluar dhe për këtë arsye rreth AK po mblidhen vlerat në Tiranën e metropolit të intelektualëve të kërcënuar dhe shantazhuar.
Aleanca Kuq e Zi ka për detyrë të vrasë frikën në një qytet ku sulltanët e politikës përgjojnë dhe survejojnë këdo për të mbajtur për dekada të tëra monopolin e politikës u shpreh Kreshnik Spahiu përpara sallës së mbushur me mbështetësit e AK. “Largimi i sulltanëve të politikës, të majtë dhe të djathtë, do ti sjellin shqiptarëve gjakun e ri në politikë” – tha Spahiu.

Ndër të tjera Kreshnik Spahiu reagoi ndaj akuzave të Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila e konsideroi Aleancën Kuq e Zi një kërcënim për vendin. “Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë” tha Spahiu.
Për Aleancën Kuq e Zi Tirana nuk ka njohur as në luftën e dytë botërore këtë nivel të lartë kriminaliteti dhe vrasjesh publike që bëhen rrugëve të këtij qytetit. Për këto arsye duhet të punojmë nën një strategji për të përgatitur një alternativë të re për Tiranën, Tirana Kuq e Zi dhe gjithë Shqipërinë e cila ka tre armiq, krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Aleanca Kuq e Zi premton se duke nisur nga aktiviteti i radhës ajo do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë duke organizuar takime me aktivistët, mbështetësit dhe këto që kërkon dhe dëshiron të bëhet pjese e saj me qëllimin e vetëm për një të ardhme me prosperitet për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024