Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tërhiqet nga bordi i kompanisë për të kaluar më shumë kohë në aktivitete filantropike. 65-vjeçari u shpreh se dëshiron të përqëndrohet në shëndetin global, zhvillimin, arsimin si dhe trajtimin e ndryshimit të klimës.
Ndër personat më të pasur në botë, Gates, ka lënë gjithashtu bordin e Warren Buffett, kompania me aksionet më të mëdha në Berkshire Hathaway, kjo e fundit një konglomerat shumëkombësh me seli në Omaha, Nebraska, në SHBA.
Gates hoqi dorë nga roli i tij si drejtues i përditshëm në Microsoft që në 2008-ën. Gjatë njoftimit të vendimit të tij të fundit, Gates tha se kompania "gjithmonë do të ishte një pjesë e rëndësishme e punës së jetës së tij" dhe ai do të vijonte të kishte gjithmon kontakte me udhëheqjen e saj.
"Jam duke pritur këtë fazë tjetër të jetës si një mundësi për të ruajtur miqësitë dhe partneritetet që kanë menduar më së shumti për mua, të vazhdoj të kontribuoj në dy kompani nga të cilat jam tepër krenar, dhe në mënyrë efektive t'i kushtoj përparësi angazhimit tim dhe adresimin në disa nga sfidat më të vështira në botë ", ka shtuar më tej multimiliarderi.
Gates është renditur nga Forbes si njeriu i dytë më i pasur në botë pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me një vlerë pasurie 103.6 miliardë dollarë.
Ai krijoi pasurinë e tij përmes zhvillimit të një softëeri për kompjuterin e tij personal.
Në rininë e tij, ai u largua nga kolegji duke u transferuar në Albuquerque, New Mexico, ku ngriti Microsoft me mikun e tij të fëmijërisë, Paul Allen, i cili vdiq në 2018.
Arritja e tyre më e madh erdhi në 1980 kur Microsoft nënshkroi një marrëveshje me IBM për të ndërtuar sistemin operativ që u bë i njohur si MS-DOS.
Microsoft u bë tepër i njohur për publikun në 1986 dhe brenda një viti Bill Gates, në moshën 31 vjeç, ishte bërë miliarderi më i ri në botë, me aftësitë e tij. Gates ka shërbyer në bordin e Berkshire që nga viti 2004, por i kushton pjesën më të madhe të kohës një organizate bamirëse që e themeloi me gruan e tij, fondacionin Bill & Melinda Gates.
Çifti u emërua si filantropët më bujarë në SH.B.A. në vitin 2018 nga The Chronicle of Philanthropy, pasi dhanë 4.8 miliard dollarë për fondacionin e tyre.