Themeluesi i kriptomonedhës turke arratiset drejt Shqipërisë, ministri i Brendshëm turk bisedon me homologun shqiptar

Themeluesi i kriptomonedhës turke arratiset drejt Shqipërisë, ministri i Brendshëm turk bisedon me homologun shqiptar

Interpol ka lëshuar një njoftim të kuq për Faruk Fatih Özer, themeluesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, i kërkuar për mashtrim, ndërkohë që ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka zhilluar një telefonatë me homologun shqiptar Bledar Çuçi për kapjen e Özer-it, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka biseduar me homologun shqiptar Bledar Çuçi, ndërkohë që më herët ka pasur telefonatë edhe midis drejtorëve të policive të dy vendeve.

Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës Thodex, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Dje në Prokurorinë Republikane në Stamboll u paraqit një padi penale, kurse më vonë filloi hetimi kundër Özer-it, i cili dyshohet për krimin e "mashtrimit të kualifikuar".

Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.

Gjithashtu u theksua se faqja në internet "www.thodex.com" nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo është një faqe që ka rreth 400.000 përdorues, përfshirë 390.000 përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.

 


Lajmi kryesor:

Me 2 miliardë dollarë me vete drejt Shqipërisë, arratiset themeluesi i kriptomonedhës turke


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja