
Rusia ka hapur një çështje penale kundër themeluesit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, për veprën e penale për nxitjen e një kryengritjeje të armatosur. Njoftimi vjen nga Komiteti Kombëtar rus Kundër Terrorizmit, pasi Prigozhin tha se Rusia ka sulmuar me raketa në fushat e Ëagner dhe se do të eleminojnë udhëheqjen ushtarake ruse.
"Akuzat e përhapura në emër të Yevgeny Prigozhin nuk kanë asnjë bazë. Në lidhje me këto deklarata, FSB ka hapur një çështje penale për nxitjen e revoltës së armatosur. Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme", vazhdon Komiteti Kombëtar i Kundër Terrorizmit.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Vladimir Putin ishte informuar për situatën përreth dhe se ishin marrë të gjitha masat e nevojshme.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Prigozhin u shpall luftë udhëheqësve rusë të mbrojtjes: Do të eliminojmë udhëheqësit ushtarakë! Moska fillon procedimin penal për kryengritje të armatosur









