Themeluesi LSI,Meta dorëzon
teserën,të hënën President

Themeluesi LSI,Meta dorëzon<br />teserën,të hënën President
Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Themeluesi i LSI Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mbrëmjen e sotme, Meta ka dorëzuar teserën e LSI-së në selinë e kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për median se ish-themeluesit dhe ish-kryetari Ilir Meta e ka dorëzuar teserën e LSI-së për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Meta ka takuar të pranishmit dhe u ka uruar suksese në rrugën që kanë nisur.

Meta ka qënë në krye të kësaj force politike për më shumë se 12 vite.

Ditën e hënë më 24 korrik Ilir Meta do të betohet si President i Shqipërisë.

Ilir Meta është zgjedhur nga Parlamenti President i Republikës me 87 vota pro dhe 2 kundër.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot