Bashkimi Evropian është duke kaluar momente kritike dhe të gjitha anëtaret e saj duhet t’i lënë anash interesat egoiste që të ballafaqohen bashkë me problemet si emigrimin dhe terrorizmin, deklaruan në një konferencë të përbashkët gjashtë vendet themeluese të BE-së.Ministrat e Punëve të Jashtme u takuan në Romë, qytetin ku në vitin 1957 u nënshkrua marrëveshja, me të cilën u vendosën bazat e BE-së së sotme.