Këtë mbasdite Theresa May pritet të emërohet kryeministre e Britanisë së Madhe. May do të hyjë në Doëning Street pas një takimi me David Cameron i cili do ti dorëzoje çelsat e derës nr 10. Ish-kryeministri do të paraqesë zyrtarisht dorëheqjen para mbretëreshës në Buckingham Palace e cila do të emerojë 59 vjeçaren May.
 
Po ditën e sotme priten të publikohen edhe tre emrat e ministrave më të rëndësishëm, ministri i thesarit, ministri i punëve të jashtme dhe ministri brendshem. Sipas të dhënave të para gjysma e qeverisë do të dominohet nga gratë.
 
Këtë të martë në datën 19 korrik Theresa May do të drejtojë mbledhjen e parë të kabinetit dhe nje ditë më vonë do të mbajë fjalën e parë si kryeministre para parlamentit. Theresa May do të jetë gruaja e dytë pas Margaret Thecer që do të jetë kryemnistre e Mbreterisë së Bashkuar. May mbeti e vetjma kandidate konservatore pas dorëheqjes së politikanëve të tjerë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com