Thesari i SHBA-ve u hakerua nga Kina! Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington: Akuza të pa baza

Thesari i SHBA-ve u hakerua nga Kina! Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington: Akuza të pa baza

Departamenti i Thesarit të SHBA

Thesari i SHBA-ve është hakeruar nga Kina, duke hyrë në stacionet e punës të punonjësve dhe disa dokumente të paklasifikuara, thanë zyrtarët amerikan.

Sipas BBC, shkelja ndodhi në fillim të dhjetorit dhe u bë publike në një letër të shkruar nga Departamenti i Thesarit për ligjvënësit duke i njoftuar ata për incidentin.

Agjencia amerikane e karakterizoi shkeljen si një "incident të madh" dhe tha se kishte punuar me FBI-në dhe agjenci të tjera për të hetuar ndikimin.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington DC tha për BBC News se akuza është pjesë e një "sulmi shpifës" dhe është bërë "pa asnjë bazë faktike".

Bazuar në provat që ka mbledhur deri më tani, zyrtarët thanë se hakimi duket se është kryer me bazë në Kinë.

“Në përputhje me politikën e Thesarit, ndërhyrjet që i atribuohen një APT konsiderohen si një incident i madh i sigurisë kibernetike”, shkruan zyrtarët e Departamentit të Thesarit në letrën e tyre drejtuar ligjvënësve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot

Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot