Theth, turistët francezë zhbllokohen
nga bora pas 18 orësh:Jemi mirë

Theth, turistët francezë zhbllokohen<br />nga bora pas 18 orësh:Jemi mirë
MALESI E MADHE - Zhbllokohen pas 18 orësh 8 turistët francezë dhe 5 banorët e zonës, që u bllokuan mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 në aksin Bogë-Theth në Malësinë e Madhe. 

Ata tregojnë se gjendja e tyre është e mirë dhe gjatë qëndrimit natën në automjetet e tyre nuk kanë pasur ndonjë problem me ngrohjen apo me ushqimin.
“Jemi mirë, kishim ushqim dhe ngrohje." Nuk kemi patur asnjë problem”,- thotë njëri prej turistëve të Francës, që mbrëmjen e djeshme ishin nisur për në Shkodër.

Operacioni i zhbllokimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për hapjen e rrugëve po nga punonjës të policisë. 

Orët e natës ata i kanë kaluar në automjetet e tyre ku kishin shkuar edhe disa mjekë nga zonat përreth. Grupi i turistëve po ktheheshin nga Thethi në drejtim të Shkodrës, teksa u bllokuan në dëborë.
 
Menjëherë në aksin ku u bllokuan shkuan forca të policisë së Shkodrës  si dhe punonjës të Drejtorisë Rrugëve. Por turistët nuk pranuan t’i braktisin automjetet dhe vendosën ta kalojnë natën brena automjeteve deri në pastrimin e rrugës. 

TURISTËT KTHEHESHIN NGA THETHI PËR NË SHKODËR
Një grup prej 8 turistësh francezë, mes tyre dy fëmije dhe 5 banorë të zonës kanë mbetur të bllokuar mbrëmë si pasojë e reshjeve të dëborës në aksin Bogë-Theth në Malësinë e Madhe. Grupi i turistëve po kthehej nga Thethi në drejtim të Shkodrës, teksa kanë mbetur të bllokuar per disa orë në vendin e quajtur Qafë –Thore. 

Aktualisht ata janë jashtë rrezikut për jetën, pasi në ndihmë të tyre shkuan banorë të zonës, blutë e Shkodrës si dhe punonjës të Drejtorisë së Rrugëve. Turistët nga mbrëmë ndodhen brenda automejteve të tyre të bllokuar, pasi nuk kanë pranuar t'i braksitisin deri me shkrirjen e dëborës dhe mundësimin e kalimit të automjeteve. Me ta gjatë natës kanë qendruar edhe mjekë të Thethit, për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore.

5 automjetet e tyre tip fuoristrad me targa franceze, ndodhen të bllokuara në Qafë –Thore, pasi ndërhyrja e mjeteve është e pamundur për shkak se trashësia e dëborës e kalon 1 metër. 

Reshje të dendura dëbore ka edhe në zonat malore të Dukagjinit, në Malësi të Madhe, në Pukë dhe në Kukës, por nuk evidentohen probleme.

ZHVILLIMET GJATE OREVE TE MBREMJES SE DJESHME

ORA 23:35 KRYEPLAKU: TURISTËT JANË JASHTË RREZIKUT PËR JETËN

Duke folur për "A1 Report" Gjon Ndoja, kryeplak i fshatit Bogë, ka treguar se, janë rreth 700 metra larg të bllokuarve, ndërsa janë duke punuar me fadroma për të hapur rrugët
Sipas tij, problem me njërën fadrom e cila është kthyer dhe një tjetër është nisur nga Boga për në Qafë Thore.

“Nuk është sasi bore shumë e madhe, por gjithsesi prapë përbën rrezik gjatë orëve të natës”, ka thënë Ndoja.

Sipas tij, makinat e turisteve u goditën nga dy ortekë gjatë udhëtimit, forcat e policisë mbërrijnë në vend. Ndërkaq bëhet e ditur se, personat e bllokuar tashmë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po punohet për evakuimin e tyre. Francezët nuk kanë pranuar që të evakuohen për shkak të makinave dhe kërkojnë zhbllokimin e tyre.

turistet franceze
(Në foto: Makinat në vendin e ngjarjes në zonën e Qafë Thores në Malësi të Madhe e marrë në orën 23:45 minuta)

ORA 22:47 BANORI: TE BLLOKUAR QE NGA ORA 16:00 E PASDITES
Sadik Pushimaj, një nga banorët e fshatit i cili ndodhet me grupin e turistëve sqaron në një lidhje telefonike për “A1 Report” se janë të bllokuar që prej orës 16:00 të ditës së sotme.
 
“Jemi këtu 13 persona me pesë automjete, shqetësimi jonë është ulja e temperaturave që mund të shkaktojë ortekë dhe jemi të rrezikuar. Kemi kontaktuar me drejtuesit lokal dhe ata po punojnë për zhbllokimin e rrugës”.

ORA 22:33 MB: BLLOKOHEN TURISTET FRANCEZE, KEMI NISUR BOREPASTRUESE
Në lidhje me këtë situatë Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, ka “marrë masa emergjente për t’i ardhur në ndihmë.”
 
“Rreth orës 20:00 në Drejtorinë Operacionale të Drejtim  Komandimit të Emergjencave Civile nga specialisti i emergjencave civile të Prefekturës së Qarkut Shkodër, është raportuar se një grup turistësh francezë, të cilët ishin nisur me automjetet e tyre nga Thethi për në Shkodër, janë bllokuar sot pasdite në aksin rrugor Theth – Bogë në vendin e quajtur Qafë Thore”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme. 
 
Sipas Ministrisë, “në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e policisë të Shkodrës, Kryetari i Komunës Shalë dhe komuniteti i zonës. Gjithashtu, për hapjen e aksit rrugor po punohet në dy drejtime, Theth – Bogë dhe Bogë – Theth, nga dy borëpastruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe dy borëpastruese të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Shkodër.
 
Drejtuesit e pushtetit vendor dhe komuniteti i zonës po ndihmojnë në transportin me fadroma të turistëve francezë për t`i kthyer ata në Theth si dhe për sistemimin e tyre në ambiente normale për kalimin e natës.
 
*Shkrimi u publikua fillimit më 17 prill, Ora 23:48 dhe u përditëasua sot, 18 prill

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura