Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe më pas i 'theu' hundën shoferit të urbanit pse nuk ecte shpejtë, arrestohet i riu

Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe më pas i 'theu' hundën shoferit të urbanit pse nuk ecte shpejtë, arrestohet i riu

Foto ilustruese

TIRANË- Një 23 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se theu masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas u konfliktua me shoferin e një autobusi për motive të dobëta duke e goditur me mjete të forta.

I arrestuari është A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë  (me precedentë të mëparshëm penal). Ky person pasi ka dalë nga shtëpia ka hipur në autobus dhe duke pretenduar se shoferi e ngiste avash është konfliktuar me të dhe e ka goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas kësaj 23-vjeçari është kapur nga policia .

Ai tashmë akuzohet për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale "Përndjekje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë