Ishte në 'arrest shtëpie', doli dhe qëlloi 5 herë me thikë 31-vjeçarin, kapet pas 4 ditësh i riu në Tiranë

Ishte në 'arrest shtëpie', doli dhe qëlloi 5 herë me thikë 31-vjeçarin, kapet pas 4 ditësh i riu në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË-Arrestohet pas katër ditësh autori i plagosjes me thikë të Denis Bregut në rrugën “Gjergj Legisi”. Ai është Dashamir Musa 29 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore. Ai u qëllua 5 herë me thikë pas sherrit me Musën në datë 8 korrik.

29 vjeçari banues në Tiranë rezulton i dënuar më parë për veprat penale vjedhje, plagosja e rëndë me dashje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Dashamir Musa në momentin që ka kryer plagosjen ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte  larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit