Gjykata e Apelit lë në burg Vladimir Gjutën duke i refuzuar atij lirimin.
 
Seanca është zhvilluar këtë të mërkurë në Apelin e Tiranës ku Gjuta i pranishëm në seancë kërkoi lirinë.
 
Ai pranoi se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të cilën akuzohet. Sipas avokatit të Gjutës, ai doli nga shtëpia pasi  kishte djalin sëmurë dhe donte ta çonte në spital.
 
Paçka këtij pretendimi masa e sigurisë ndaj tij u la sërish “Arrest me burg”.
 
Gjuta u arrestua dhe si i dyshuar për atentatin me tritol në biznesin e familjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por ajo akuzë nuk u provua dhe u la i lirë për tu arrestuar 3 javë më parë për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)