Theu masën arrest në shtëpi për të vjedhur një celular, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan

Theu masën arrest në shtëpi për të vjedhur një celular, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan

ELBASAN- Një 17 vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi kishte thyer masën e ‘Arrest në shtëpi" dhe kreu një vjedhje. 17-vjeçari E. B., dyshohet se më datë 29.01.2024, i ka vjedhur celularin një shtetasi pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi.

Gjithashtu janë arrestuar:

-I. C., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi në lagjen "Çezme", me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen D. R., 61 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;   

-A. M., 24 vjeç, banues në Gramsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.   

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur një automjet autoshkolle. Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit të autoshkollës, shtetasja A. B., 25 vjeçe.   

Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për:

-P. A., 64 vjeç, banues në fshatin Lleshan, pasi është konfliktuar verbalisht, me një 44-vjeçare, për motive të dobëta;     

-A. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Çlirimi", është konfliktuar verbalisht, me një 55-vjeçar, për motive të dobëta; 

-V. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi i ka dëmtuar celularin një 44-vjeçari, për motive të dobëta.   

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq